Merr flakë një skaf, shpëtojnë dy turistët në bord

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 16:09 | Nga

Një jaht me turistë shqiptarë është përfshirë nga flakët pak milje nga bregdeti shqiptarë në zonën e Llamanit, në afërsi të Himarës.

Sipas policisë, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të nxehjes së motorit dhe për pasojë, dy shtetasit që ndodheshin në mjetin lundrues kanë shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20. Shërbimet e Policisë Kufitare janë afruar në zonën në fjalë dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në vijën bregdetare të Himarës, pranë vendit të quajtur “Llaman”, ku mjeti lundrues tip skaf “Liburnet 1” dyshohet se për shkak të nxehjes së motorit ka filluar të marrë flakë dhe për pasojë janë shpëtuar nga ndërhyrja e Policisë Kufitare, 2 shtetasit, të cilët ishin pjesë e bordit të këtij skafi:

– A.B., banues në Durrës (drejtues i mjetit lundrues);

– D.D., me banim në Durrës (pasagjer).

Dyshohet se ngjarja ka ardhur për shkaqe aksidentale, pasi sipas deklarimeve të 2 personave të bordit, atyre u është fikur motori 200 m larg bregut të “Gjirit të Filikurit”, Himarë dhe në tentativë për ta ndezur përsëri, motori ka dhënë shkëndijë elektrike duke pasuar kështu me përhapjen e flakëve të zjarrit.

Mjeti lundrues ka qenë konform rregullave ligjore, aktualisht situata është nën kontroll, kryhen veprimet e mëtejshme nga Policia Kufitare.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme