Mëngjesin e sotëm një shtëpi u përfshi nga flakët në qytetin Lamia të Greqisë. Sipas mediave greke, në këtë shtëpi banonte një shqiptar.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Për të hyrë në shtëpi, zjarrfikësve iu desh të prisnin hekurat rrethuese për shkak se dera ishte e mbyllur, shkruan tvklan.al.
Dyshimet janë që zjarri të jetë shkaktuar nga soba me dru. Megjithatë, hetimet e plota do të përcaktojnë saktësisht shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.