Policia kanadeze po merr në pyetje shoferin e një furgoni që e ka përplasur atë për këmbësorë në veri të Torontos.
Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur nga incidenti i së hënës.
I dyshuari Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ka qenë i njohur më parë për autoritetet, tha policia.
Incidenti duket se ka qenë i qëllimshëm, por motivet nuk janë ende të qarta, thanë autoritetet e rendit.
“Nuk përjashtojmë asgjë. Është një fazë e hershme e hetimeve”, tha shefi i policisë në Toronto, Mark Saunders.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e cilësoi sulmin si “tragjik dhe të pakuptimtë”