Merret vendim ndaj gjilanasit që rrahu gruan me grushte e shqelma

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

A.S, nga Gjilani i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka shkaktuar dhunë në familje, duke e rrahur gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2021 rreth orës 13:30, në fshatin Vrapçiq të Komunës së Gjilanit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 29.09.2021, rreth orës 13:30 minuta, në fshatin Vrapçiq, Komuna e Gjilanit, i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që përmes dhunës fizike dhe psikike, fillimisht e fyen të dëmtuarën me fjalë të rënda ofenduese e më pas godet me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘dhunë në familje’”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Gjilan.

Gjykata ka njoftuar se i njëjti do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit psikiatrik dhe konstatimin e llojit, shkallës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes mendore tek i pandehuri.

Të ngjashme