Merret vendimi për 21 vjeçarin që hodhi gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Redon Leka i cili dyshohet të ketë hedhur kapsolla lakrimogjene në festën e Birrës do të qëndrojë në burg.

Ai u arrestua si i dyshuari i hedhjes së kapsollave gjatë koncertit në natën finale ku performoi Goran Bregoviç në festën birrës në Korçë.

Seanca e cila zhvillua ditën e sotme, filloi rreth orës 10:30. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga Gjykata.

Gaz u hodh në tre drejtime të ndryshme në shesh, duke shkaktuar lënduar lehtë disa persona. Megjithatë, koncerti vazhdoi normalisht, ndërsa Bregoviç nuk e ndërpreu performancën në skenë.

Të ngjashme