Sipas Gjykatës kantonale të Lucernit, vepra penale e vrasjes me dashje në këtë rast është përmbushur, por i akuzuari nuk ka përgjegjësi penale.
Kosovari që ka vrarë të moshuarin me të cilin ndante dhomën në Klinikën St. Urban të Lucernit nuk lirohet nga fajësia.
Sipas vendimit të Gjykatës kantonale të Lucernit, vepra penale e vrasjes me dashje në këtë rast është përmbushur, por i akuzuari nuk ka përgjegjësi penale.
Në prill të vitit 2017, një pacient në klinikën psikiatrike St. Urban ka rrahur shokun e tij 85 vjeçar të dhomës aq rëndë sa që ai ka vdekur nga ushtrimi i dhunës, shkruan Luzerner Zeitung.
Gjykata kantonale e Lucernit tani ka urdhëruar një masë terapeutike spitalore për të akuzuarin për një periudhë tre vjeçare. 36-vjeçari nga Kosova është i paaftë gjegjësisht pa përgjegjësi penale dhe për këtë nuk dënohet.
Sipas vendimit të gjykatës kantonale, i cili është në dispozitiv, ai ka përmbushur kriteret e vrasjes me dashje.
I akuzuari ka rrahur 85-vjeçarin nga frika e vdekjes, ka dëshmuar ai në seancën dëgjimore më 12 janar 2021. Kosovari vuante nga skizofrenia paranojake në kohën e krimit, përcjell albinfo.ch. Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që ai të lirohet nga akuza për vrasje me dashje dhe që të urdhërohet trajtimi ambulator.
I dyshuari ka qenë në trajtim spitalor në Klinikën Psikiatrike Königsfelden që nga janari i vitit 2018. Në janar të vitit 2020, gjykata penale e Lucernit ka dhënë urdhëresë për masa spitalore (stacionare, një lloj spitali psikiatrik) për veprën penale vrasje me dashje. Mbrojtja e 36 vjeçarit, i cili është baba i tre fëmijëve dhe ish kampion botëror në thaiboks, në atë kohë ka bërë apel kundër këtij vendimi.
Por, Gjykata Kantonale ka konfirmuar gjykimin e gjykatës penale. Vendimi ende nuk është i formës përfundimtare.
Krahas procesit ndaj kosovarit, janë ngritur edhe raportime për dyshimin e vrasjes nga pakujdesia ndaj ish-kryemjekut tëk linikës dhe mjekut në detyrë, transmeton albinfo.ch. Çështja kundër ish-kryemjekut është ndërprerë.