Pas shtyrjes ndeshjes Juventus-Milan, që ishte planifikuar të luhej sot, edhe ndeshja mes Napolit dhe Interit e planifikuar të luhet nesër për Kupën e Italisë do të shtyhet.
Për shkak të frikës së përhapjes së Koronavirus, qeveria italiane ka marrë vendimin që ndeshja e nesërme të mos zhvillohet, por të shtyhet për një ditë tjetër.
E kishin raportuar edhe mediat italiane që në orët e para të mëngjesit, por tashmë ka ardhur edhe vendimi zyrtar me ndeshjen që nuk do të zhvillohet nesër, por një ditë tjetër.
Pikërisht tashmë për Interin bëhen 3 ndeshje që janë shtyrë, pas atyre me Sampdorian, Juventusin dhe tashmë me Napolin.