Meserati ka filluar të testoj veturën e saj të parë elektrike, të cilën e ka prezantuar nëpërmes një videoje në lansuar në rrjetet sociale.
Modeli i parë elektrik i kompanisë italiane do të jetë Maserati GranTurismo i cili do të lansohet në 2021-ën, e pas tij GranCabrio në 2022-ën, transmeton Koha.net.
Ashtu si asnjë veturë me motorë elektrik, të cilët bëjnë shumë pak zhurmë , Maserati thotë se inxhinierët e tyre janë duke punuar që vetura e tyre të bëjë zhurmë ashtu sikurse veturat sportive.
Ky Marserati do të ketë tre motorë elektrik dhe të gjitha rrotat aktive.
Performancat zyrtare të tij ende nuk janë zbuluar, por për të konkurruar me Tesla Model S e Porsche Taycon Turbo S, ai pritet të ketë së paku 600 kuajfuqi.