Kancelari gjerman Friedrich Merz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin izraelit, Isaac Herzog përpara përvjetorit të dytë të sulmeve të 7 tetorit.
”Gjermania vazhdon të mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e Izraelit”, deklaroi Merz duke i siguruar Herzogut dhe popullit izraelit solidaritetin e qeverisë së tij.
Në një takim me Josef Schuster, president i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Merz gjithashtu i bëri thirrje grupit militant palestinez Hamas ”të pranojë planin e paqes së presidentit Donald Trump për Gazën dhe të lirojë menjëherë të gjithë pengjet”.
Negociatat e vazhdueshme në Kajro midis Hamasit dhe përfaqësuesve izraelitë ofrojnë mundësinë e arritjes së paqes dy vjet pas sulmeve, në të cilat u vranë 1 200 njerëz dhe 250 u morën peng në Gaza.
Që atëherë, më shumë se 67 000 palestinezë janë vrarë në luftën në Gaza.
”Tani i takon Hamasit të hapë rrugën për paqe dhe të dorëzojë armët”, theksoi kancelari Merz.