Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike të luftës në Iran

Prishtinë | 25 Mar 2026 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një seance parlamentare të mërkurën ka deklaruae se po bëjnë gjithçka që munden për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin që tani të kërkojnë një zgjidhje diplomatike për luftën në Iran.

Merz tha se përfundimi i konfliktit midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit është e vetmja zgjidhje e vërtetë për rritjen e çmimeve të naftës.

“Ne nuk mund të kompensojmë çdo rritje çmimesh përmes masave tatimore ose masave nga buxheti federal. Mënyra më e mirë për të rikthyer çmimet nën kontroll është t’i japim fund luftës në Iran. Dhe qeveria po bën gjithçka që është e mundur për ta arritur këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kancelari gjerman.

Ai theksoi se kishte shprehur vazhdimisht shqetësimet e Berlinit në lidhje me luftën dhe rreziqet që ajo paraqet për ekonominë globale në telefonatat e fundit me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

“Unë po koordinohem ngushtë me kolegët e mi në Bashkimin Evropian, si dhe me Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë dhe shumë të tjerë”, shtoi ai.

Merz pranoi se përfundimi i armiqësive kërkon vullnetin e të gjitha palëve.

Të ngjashme