Mes zërave për ndarje, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck së fundmi janë parë së bashku në publik.
Në pamjet e siguruara nga mediat e ndërkombëtare, çifti po ecnin krahë për krahë me njëri-tjetrin, ndërsa aktori mbante në dorë një shportë të madhe me zbukurime rozë.
Mesa duket Jennifer dhe Affleck po shkonin në një festë, pasi ata ishin veshur bukur dhe në dorë mbanin një dhuratë.
Në foton që po bën xhiron e rrjetit, ata dukeshin të mërzitur, ndërsa JLo me syze në sy mbante kokën e ulur.
Një ditë më parë, një nga të afërmit e tyre tha se Jennifer dhe Affleck duan të kalojnë pak kohë të ndarë, për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy.
“Ata duan të qëndrojnë vetëm për një kohë, për të kuptuar nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy”, tha burimi për US Weekly.
Ai shpjegoi gjithashtu se stili i jetesës që secili prej tyre ka zgjedhur nuk përputhet me atë të tjetrit, ndërsa Ben Affleck thuhet se është i “presionuar” nga kërkesat e përditshme të gruas së tij.
Jennifer Lopez, megjithatë, nuk duket aq e prirur për t’u fokusuar në problemet në marrëdhënien e tyre tani, pasi ajo është e zënë me fillimin e turneut të saj.
“Ajo është shumë e fokusuar në punën e saj. Detyrimet e saj profesionale gjatë kësaj periudhe janë shtuar”, tha burimi, duke përfunduar.
Çifti që u martua në vitin 2022, pasi u ribashkuan pas shumë vitesh, tregon se dalëngadalë po i drejtohen sërish drejt divorcit. E ndërsa arsyeja që çoi në ndarjen e tyre atëherë ishte ekspozimi i marrëdhënies së tyre para publikut dhe paparacëve.