Këngëtari i njohur Justin Bieber i ka shqetësuar ndjekësit mbi gjendjen e tij emocionale.
Artisti ka postuar në Instagram disa foto duke qarë, teksa fytyra e përlotur e Justinit panikosi fansat e tij besnikë.
Loti që i dilte nga sytë duke iu dredhur në faqe, bëri që fansat ta mbështesinin këngëtarin me një sërë komentesh positive, ndërsa të shumta ishin aludimet se Justin është në këtë gjendje emocionale për shkak të kriesjes së marrëdhënies së tij me bashkëshorten, Hailey Bieber.
” Pse po qan, Justin, ne jemi këtu për ty vëlla.”, “A je mirë vëlla?”, “Zoti të do”, “Është shumë vonë tëv thuash më fal tani”, “Të duhet një Selena Gomez”, ishin disa nga komentet e fansave krahas postimit të këngëtarit.
Çifti u martuan në vitin 2018, pavarësisht zhurmës së vazhdueshme rreth marrëdhënies së tyre, çifti është përballur me thashethemet e ndarjes edhe herë të tjera, shpesh duke shuar spekulimet.
Megjithatë nuk dihet nëse lotët e Justin ishin gëzimi apo trishtimi, ndërsa përsa i përket marrëdhënies me Hailey-n akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes çiftit.