Kiara, Efi dhe Ronaldo shkuan në dhomën e garderobës, për ta sqaruar debatin e tyre më vete, pa praninë e banorëve, duke qenë se keqkuptimi mes tyre nisi që jashtë dhe për të mos përmendur informacione në sy të të tjerëve, ata biseduan veçmas.
Ronaldo i tha Efit se edhe ajo nuk e mbrojti atë gjatë debatit që ai pati me Qetsorin, që sipas tij u ndje i prekur, sepse është njeri që përfshihet shumë emocionalisht.
Madje dhe Kiara i tha Efit që ajo nuk e ka mbështetur atë fare jashtë, pasi kishte frikë se do humbiste ndjekësit në Instagram. Teksa bisedonin u fut Luizi dhe i kërkoi Kiarës ta linte debatin përgjysmë. Luizi u shpreh se ata rrezikojnë të penalizohen, pasi po flasin për një temë që ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe nuk lejohet.
Ai i kërkoi Kiarës dhe Ronaldos që ta injorojnë Efin, nëse ajo do tentoi sërish të flasë për atë temë.