Mesazh i mirë nga Kamenica: Nxënësit serbë bëjnë 300 sapunë antibakterialë për komunën

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit e nacionalitetit serb kanë punuar sapunë antibakterial dhe 300 prej tyre ia kanë dhuruar komunës së Kamenicës në luftë kundër pandemisë së Coronavirusit.

Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati ka thënë se pandemitë nuk njohin përkatësi etnike, fetare a tjetër.

“Ato na kujtojnë të përbashkëtat para dallimeve. Na bëjnë të fokusohemi në të tashmen e të çmojmë më shumë të ardhmen. Në këtë frymë sot pranuam një donacion nga nxënësit e Gjimnazit ‘Desanka Maksimovic’. Ata kanë punuar sapunë antibakterial me mesazhin ‘me disiplinë kundër koronës’ dhe 300 prej tyre i kanë dhuruar për Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Kastrati.

Të ngjashme