Mesazh i rëndësishëm i ambasadorit amerikan në Tiranë

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 18:29 | Nga

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka një mesazh të fortë për barazinë gjinore në vendin tonë.
Gjatë një takimi me studentët në universitetin e Elbasanit, Lu u shpreh se është një mbështetës i fuqizimit të grave.

Sipas tij Shqipëria duhet të ketë një shoqëri në të cilën burrat dhe gratë janë të barabartë në udhëheqje dhe përgjegjësi.”

“Si një bashkëshort dhe një baba, unë jam një mbështetës i madh i fuqizimit të grave. Shpresoj që të gjithë ju të jetoni në një shoqëri në të cilën burrat dhe gratë janë të barabartë në udhëheqje dhe përgjegjësi.”

Në fillim të këtij muaji, Ambasadori Lu vizitoi universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan për t’u takuar me studentë dhe për të mësuar më shumë mbi projektet e tyre për të nxitur fuqizimin e grave dhe luftuar ekstremizmin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme