Kancelarja gjermane, Angela Merkel, para takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet gjatë së hënës në mënyrë virtuale mes tjerash tha duhet të bëhet gjithçka e mundshme që brezi i ri të jetojë në paqe.
Për njohësin e politikave të jashtme, Arbnor Sadiku Merkel përçoi mesazh se Kosova duhet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha se edhe Serbisë po i këkohet që të mos ketë konflikt të hapur sidomos me Bosnje Hercegovinën.
“Është një mesazh i cili kërkon nga Kosova që të rehabilitojë ose t’i normalizojë marrëdhëniet sidomos me Serbinë, por edhe të Serbisë me vendet e tjera të rajonit, sidomos konflikti i hapur mes Serbisë e Bosnje Hercegovinës i cili ka të bëjë më Republikën Serbska. Poashtu është edhe pranimi i Kosovës si shtet në Këshillin e Evropës dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.
“Sigurisht që këto dy vrima të zeza në Ballkanin Perëndimor gjithmonë janë në rrezik ose kanë potencë për destabilizim të Ballkanit megjithatë Kosova ka hapa më të mirë, sepse dihet që tani është pranuar nga më shumë se 100 shtete të pavarura në botë dhe janë demokratike. Kurse për Bosnjë Hercegovinën është problematike sepse atje dihet që Republika Serpska kërkon vazhdimisht të shpallë pavarësinë, pastaj është një pjesë atje e banuar me kroat që synojnë tu bashkohen Kroacisë”, është shprehur ai.
Poashtu Sadiku ka thënë se qëllimi i konferencës viruale ndërmjet liderëve ballkanasë të perëndimit është shkëmbimi i mallrave, ideve, njerëzve dhe qarkullimit sa më të lirë ndërmjet vendeve.
“Procesi i Berlinit në 2014 i cili është proklamuar nga Gjermania dhe nga Merkel kanë pasur për qëllim që mes vendeve të rajonit të rritet më shumë komunikimi rreth shkëmbimit të mallrave, ideve, njerëzve dhe qarkullimit sa më të lirë në kuptimin që qytetarët e Ballkanit Perëndimor mos të jenë të panjohur me njëri-tjetrin dhe të krijohet një mundësi më shumë para anëtarësimit në Bashkimin Evropian të këtyre vendeve”, ka shtuar ai.
Sipas Sadikut, Kosova mund të përfitojë nga Forumi i të Rinjëve duke fituar statusin e vendit vëzhgues apo anëtarit pa të drejtë votë.
“Kosova mund të përfitojë nga kjo, me iniciativën e Forumit të Rinjve që është një forum që ka të bëjë më Zhvillim Rajonal sigurisht që Kosova aty mund të përfaqësohet në kuptimin edhe pse ende nuk është vend i pranuar nga Organizata e Bashkimit Evropian megjithatë mund të ketë tep të statusit vëzhgues apo të anëtarit pa drejtë vote që të jetë në ngjarje në aspektin e zhvillimeve të integrimeve rajonale në Bashkimin Evropian dhe me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar ai për EO.