Pavarësisht dështimit për t’u kualfikuar në Champions, Rrahmani është krenar me sezonin e Napolit. Ai nuk luajti asnjë minutë personalisht nga gushti deri në janar, derisa e mbylli sezonin me 20 paraqitje – duke qenë më i rëndësishëm për Gennaro Gattuson në pjesën e dytë të sezonit.
Amir Rrahmani më në fund e ka gjetur golin e parë me fanellën e Napolit.
Ai shënoi në sfidën e fundit në Serie A për sezonin 2020/21, sfidë që për Napolin ishte si një finale, pasi kërkonte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Por, ky gol i Napolit nuk vlejti shumë pasi Hellas Verona shumë shpejt e barazoi rezultatin 1-1 për t’ia mundësuar Juventusit pozitën e katërt, derisa Napoli zbriti në Europa League.
Lidhur me golin e parë dhe luftën që bëri kjo skuadër gjatë gjithë sezonit, ka reaguar Rrahmani.
“Më në fund goli i parë në Serie A”, shkroi ai në instastory duke publikuar golin, derisa më pas bëri edhe një postim duke shkruar: “Krenar me këtë skuadër”.