Xherdan Shaqiri tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Chicago Fire.
Shaqiri ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10.
Ai ka marrë shumë mesazhe për këtë transferim, veçuar nga legjenda, Bastian Schweinsteiger.
Schweinsteiger e njeh shumë mirë klubin, pasi ka luajtur tre sezone në MLS me Chicagon dhe i ka uruar suksese sulmuesit shqiptar, duke ia bërë me dije se ka bërë zgjedhjen e duhur.
“Është një qytet i mrekullueshëm, me njerëz shumë të dashur dhe është një klub special. Keni bërë zgjedhjen e duhur, trego sa më shumë respekt për gjithë tifozët e Chicagos, shihemi se shpejti do të ju vizitoj”, tha ai në videon e publikuar nga klubi.