Leonardo Spinazzola ka postuar një mesazh në Instagram pasi që e ka kryer me “sukses operacionin” në thembrën e Akilit. “Rikuperimi fillon tani”
28 vjeçari u lëndua të premten në ndeshjen çerekfinale Itali-Belgjikë derisa në pjesën e dytë lëndoi thembrën e Akilit. Sot, ai e ka kryer operimin në Finlandë dhe pritet të kthehet në aksion pas gjashtë muajve.
“Klubi mund të konfirmojë që Leonardo Spinazzola është operuar më sukses të hënën në thembrën e Akilit të këmbës së tij të majtë, pas lëndimit të tij në ndeshjen ku Italia fitoi kundër Belgjikës në Euro 2020 më 2 korrik”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit të Romës.
“Operacioni, i cili është kompletuar në Turku të Finlandës nga profesor Lasse Lempainen nën vazhdimin e shefit të mjekëve të klubit, Massimo Manara, ka përfunduar me sukses. Gjendja e lojtarit dhe periudha e rikuperimit do të bëhet e ditur në javët në vazhdim”.
Pas operimit, ylli i Giallorossi ka publikuar një foto në Instagram nga shtrati i spitalit. “Operacioni shkoj mirë”, ka shkruar Spinazzola”.
“Falëminderit të gjithëve që me mbështetet, kanë qenë shumë nga ju. Rikuperimi fillon tani … do të shohim kur do ta takojmë njëri-tjetrin”.