Berisha ka reaguar me një mesazh në Facebook pas fitores së Fortuna Dusseldorfit.
Fortuna Düsseldorf e ka mposhtur 2-1 Schalken të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 28 në Bundesliga, duke bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë.
Në këtë ndeshje, Valon Berisha ishte titullar dhe u largua nga loja në minutën e 81-të.
Ai bëri paraqitje të kënaqshme dhe pas takimit, ka reaguar me një mesazh në llogarinë e tij në Facebook.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës beson se të bashkuar mund t’ia arrijnë qëllimit, e që është mbetja në ligë.
“Së bashku ia dalim për gjithçka”, ka shkruar Berisha në Facebook.