Pritja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza është mesazh i qartë qe e dërgon Uashingtoni, se Shtepia e Bardhë, nuk është kundër Kosovës dhe qytetarëve te saj, përkundër tensioneve dhe partneritetit te lenduar me Qeverinë aktuale. Madje këtë qëndrim zyrtaret amerikane e kane potencuar ne vazhdimësi se “jane me popullin e Kosovës dhe do te jene me te, pavarësisht mosmarrëveshje qe kane me pushtetin aktual”.
Takime të këtij niveli janë jetike për Kosovën, sidomos kur marrim parasysh faktin, se vizita kryesore shtetërore e kryeministrit Kurti, mbetet ajo në Maqedoni te Veriut dhe takimi me liderin populist VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, me qëllim qerimin e hesapeve të brendshme politike me presidenten Vjosa Osmani.
Ndërkohë, po ashtu keto takime të nivelit të lartë të Bedri Hamzes me zyrtarët amerikanë po ndodhin në një kohë kur Qeveria e Kosovës është kritikuar për shumë aksione të pakordinuara me partnerin kryesor te shtet-ndërtimit të Kosovës.