Mesfushori 21-vjeçar bëhet futbollisti i parë profesionist që del publikisht si homoseksual

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i A-League në Australi, Josh Cavallo, ka dalë publikisht si homoseksual, duke u bërë kështu futbollisti i vetëm profesionist i tanishëm në botë që deklarohet homoseksual.

Ylli i Adelaide Unitedit në ligën elitare australiane e bërë njoftimin përmes një letre dhe një videoje në rrjetet sociale.

Cavallo tha se më në fund u ndje i rehatshëm të flasë publikisht dhe shpreson se deklarimi publik për seksualitetin e vet do t’i frymëzojë të tjerët që janë duke pasur vështirësi.

“E kam jetuar një jetë të dyfishtë dhe e kam fshehur veten e vërtetë”, ka thënë 21-vjeçari.

“Kam diçka personale të cilën kam nevojë ta ndaj me të gjithë. Unë jam futbollist dhe homoseksual”, theksoi Cavallo në një video të postuar në Twitter nga Adelaide United.

Të ngjashme