Mesha e Pashkëve u mbajt në katedralen “Nënë Tereza”

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 11:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shumë besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen “Nënë Tereza” për të qenë pjesë e meshës për festën e Pashkëve, raporton Ekonomia Online.

“Pas meshës ditës së sotme që e patëm dhe mesazhi më i bukur që Jezusi i ringjallur na ka dhënë është paqja mbi ju, ajo paqja që duhet ta kemi të brendshëm të shpirtit. Është një festë që krishterët dhe të gjithë njerëzit mos të kenë frikë për t’i dhuru paqe, për t’i dhuruar dashuri njëri-tjetrit, ashtu ishte edhe mesazhi i Ipeshkvit, që kur na mungon dashuria e brendshme, dashuria njerëzore atëherë fillon të ndjehet një zbrazëti edhe ato zbrazëtia gjithmonë mund të krijojnë shqetësime dhe ankthe te njerëzit. Ne si kishë dëshirojmë që t’ju ofrojmë të gjithëve se Jezusi është një plotësim i asaj dashurie dhe asaj paqeje të cilën shpeshherë na mungon edhe në mesin tonë”, tha pas meshës zëdhënësi i Ipeshkvisë, Don Fatmir Koliqi.

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

 

 

Të ngjashme