Shteti amerikan Ohio ka miratuar një ligj që lejon mësimdhënësit dhe personelin tjetër të shkollave, që të mbajnë armë zjarri në shkolla, por vetëm pasi ta përfundojnë një trajnim që zgjatë vetëm 24 orë.
Drafti është finalizuar dhjetë ditë pasi një adoleshent vrau 19 nxënës dhe dy mësuese në një shkollë fillore në Teksas.
Ligji është miratuar të premten në Parlamentin e Ohios, e një orë më vonë në po të njëjtën ditë është konfirmuar nga Senati lokal.
Tani gjendet në tavolinën e guvernatorit të Ohios, Mike Devine dhe pritet që ta nënshkruajë.
Ligji lejon që çdo person i rritur në shkollën publike apo private “të bartë në mënyrë të fshehtë” armë zjarri (revole), kuptohet nëse një gjë e tillë miratohet nga menaxhmenti i shkollës.
Guvernatori pas miratimit të ligjit ka njoftuar se ka thirrur seancë në Parlamentin e Ohios, që të prezantojë zgjedhjen që do t’i mundësojë mësimdhënësve të bartin armë zjarri në shkolla – kuptohet nëse dakordohen për një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.
Ligji i mi mëparshëm parashikonte që nëse mësimdhënësit do të dëshironin të mbanin armë më objektet shkollore, do të duhej t’i nënshtroheshin një trajnimi prej 737 orëve dhe kjo ishte e rezervuar enkas për sigurimin e shkollës.