Mësimdhënësit e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë do të votojnë pro dhe kundër grevës, raporton Ekonomia Online.
Kjo pasi këtë mendim ua ka kërkuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit për ta pezulluar grevën deri në janar apo jo.
Drejtori i shkollës “Elena Gjika”, Betim Sylejmani ndonëse nuk ka papranuar të deklarohet para kamerës ka thënë se kur të mblidhen të gjithë mësimdhënësit do të realizohet edhe votimi.
Në një shkresë që u është dërguar mësimdhënësve të një shkolle në kryeqytet iu është bërë thirrje të jenë në shkollë në orarin e grevës, pasi do të organizohet votimi.
“Pra, luteni që nesër të jeni në shkollë në orarin e grevës (9:00 – 12:00) sepse do ta organizojmë votimin kush është PËR apo KUNDËR ‘pezullimit’ të grevës”, thuhet këtë shkresë.
Votimet e mësimdhënësve do të dërgohen në SBAShK ku më pas, varësisht rezultatit të votimeve pritet të merret vendimi nëse do të vazhdojë ose jo greva.