Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka vizituar shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, me rastin e nisjes së grevës në arsim.
Jahshari tha se Sindikata është e detyruar të mbajë grevën një orëshe, nëpër të gjitha shkollat e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kjo sipas tij, pasi Qeveria e Kosovës nuk mbajti fjalën në raport me punëtorët e arsimit, ndërsa ka paralajmëruar se nëse nuk ka lëvizje, priten protesta të mësimdhënësve.
Jashari përgëzoj mësimdhënësit për unitetin dhe tha se shpreson që këto masa të bëjnë që institucionet “të këndellen”.
“Uroj që kjo Qeveri të këndellet. Besoj që Qeveria e din forcën e SBAShK-ut sepse gjithmonë janë kreun me neve të viteve të 90 ju përgëzoj për unitetin. Ku premtoj që atë që më thoni ju do ta dorëzoj deri në fund. Lufta më e madhe e jona është vitet e 90-ta, jo për hir të gjallëve, por për hir të kolegëve tanë që nuk janë në mes nesh e ligji thotë që bashkëshorti ose bashkëshortja do të gëzoj pensionin”.
Osman Vitia profesor i Gjuhës Shqipe në këtë shkollë, tha se asnjëherë nuk e kanë kushtëzuar punën e tyre me pagat mirëpo ata kërkojnë dinjitetin.
“…ju përgëzoj vendimin derisa i tërë shteti është mburr me tërë shtetin paralel dhe i kemi mbajt. Në rrogë e këtyre punëtorëve një kontroll nëse e bën ajo rrogë ju shkon. Është fyese ajo çfarë është bërë me pagat tona asnjëherë nuk e kemi kushtëzuar punën me pagat tona por kemi kërkuar dinjitet”.
Ai tha se janë takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili u ka premtuar miratimin e ligjit për pagat dhe pensionet e mësimdhënësve.
Të njoftuar me grevën e mësimdhënësve janë edhe nxënësit e shkollës “Xhemajl Mustafa”.
Mirëpo, përkundër njoftimit ka edhe të atillë që nuk përkundër grevës mendojnë se mësimi është dashur të mbahet.
“Mendoj se orën e parë është dashur me mbajt se edhe pse mësimdhënësit janë në grevë na duhet me mbajt mësim”, tha Ibush Marmullakaj.
Përderisa dje Këshilli i Prindërve duke falënderuar mësimdhënësit ka kundërshtuar kërkesën për grevë si formë e zgjedhjes së problemeve që kanë mësimdhënësit.