Nysrete Krasniqi, veterane e Arsimit, në seancën e jashtëzakonshme, për nderë të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, tha se as regjimi serb nuk i ka ndalur që ta vazhdojnë punën e tyre, ndonëse në kushte të vështira, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se mësimdhënësit ishin një zë i pandërprerë edhe pse i mbyllnin shkollat me dyer çeliku.
“Kam nderin që jam e ftuar me veteranet e arsimit që kanë kontribuar shumë për të shpalosur një pjesë të filleve të punëve tona. Kam përfunduar shkollën normale dhe kujtojë mësuesit e Elbasanit ku hapën gjuhën shqipe. Kam fatin shumë të madh që unë jam një bijë nga Elbasani që kontribuoi në trojet shqiptare. Fëmijët janë ardhmëria jonë. Pas 21 viteve vazhdova në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë. As regjimi serb nuk na ndalnin që ne të vazhdonim punën tone edhe pse në kushte të vështira. Ne mësimdhënësit ishim një zë pandërprerë edhe pse na mbyllnin shkollat me dyer çeliku. Ky është mësimdhënësi kryeministër, ky është mësimdhënësi ministre, ky është mësimdhënësi kryetar i kuvendit që me gjithë qenien tonë punuam derisa e arritëm qëllimin tonë”, tha ajo.
