UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të drejtojnë finalen e Champions League.
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat do të drejtohet nga spanjolli, Antonio Mateu Lahoz, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndihmë të tij do të jenë edhe gjyqtarët e tjerë spanjollë: Pau Cebrian Devis dhe Roberto del Palomar.
Kurse për VAR do përkujdesen, Alejandro Hernandez, Juan Martinez Munuera, Inigo Prieto dhe polaku, Pavel Gil.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet nesër në Porto të Portugalisë me fillim nga ora 21:00.