Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka treguar arsyen pse ka filluar të qajë pasi shënoi gol në fitoren ndaj Osasunas.
Dje braziliani shënoi golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë Rodrygo shënoi golin e dytë, i cili njëkohësisht ishte goli i fundit në ndeshje.
Futbollisti brazilian tha se gjatë kohës kur ishte i lënduar, e ka pasur shumë të vështirë, andaj nuk ka mundur t’i mbajë lotët.
“Qava sepse pas lëndimit tim ishte vështirë. Kalova një kohë duke mos luajtur. Nuk isha i lumtur. Shënova gol, kishte kaluar një kohë. Asnjëherë nuk kam kaluar kaq kohë duke mos shënuar. Jam i gëzuar që shënova përsëri”, deklaroi ai.
“Los Blancos” këtë të shtunë do të jenë mysafirë të rivalit, Atletico Madrid.