19:50 Jozyrtarisht, portali Pobjeda mëson se autori i masakrës është Vuk Borilović. Ai gjuajti në drejtim të familjarëve pas zënkës me ta, dhe pastaj doli në rrugë në lagjen Medovina, ku vrau të tjerë kalimtarë të rastit.
19:45 Nga të plagosurit, 4 janë dërguar në spital dhe njëri është në gjendje më të rëndë për shkak të lëndimeve në kokë.
19:08 Sipas raportimeve të medieve malazeze, një person dyshohet se ka vrarë së paku 11 persona, mes tyre ka edhe të mitur, transmeton Gazeta10.
Një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë 11 persona, ka plagosur 6 të tjerë, në mesin e tyre është edhe një polic. Teksa, sulmuesi më pasë është vrarë nga policia malazeze, pasi gjuajti në drejtim të tyre.
Mediet malazeze raportojnë se tragjedia ndodhi pas një zënke familjare.