Mediet kanë publikuar emrin e infermieres që shihet duke rrahur një të moshuar në mënyrë çnjerëzore në një video-incizim të bërë nga kolegët e saj, në një qndër të të moshuarve në Pejë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se emri i të dyshuarës që shihet në video duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës është Aurona Peli.
Ajo është nga fshati Novosellë e Pejës dhe ka disa muaj që punon aty. Peli është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Bashkë me Aurona Pelin është arrestuar edhe përgjegjësja e qendrës “Orenda”.