Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajnë sot takim bashkë me ambasadorët e Kuintit dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë.
Ndërkohë është bërë e ditur edhe koha e takimit. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 17:00.
Ky takim vjen pas dështimit të arritjes së marrëveshjes në mes LVV-së dhe LDK-së për koalicionin qeverisës.
Partia e Albin Kurtit është ajo e cila ka kërkuar përfshirjen e ndërkombëtarëve në këtë çështje.