Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident në Korenicë të Gjakovës, gjatë ditës s% sotme, transmeton Gazeta Metro.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se sot më 12 prill 2019, në fshatin Korenicë të Gjakovës ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe ka edhe të lënduar.
“Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave “Golf”e “Mercedes”, ku shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë shoferi i golfit, tashmë i ndjeri B.M., afër 40 vjeç i cili ishte me targa të Shqipërisë, përderisa automjeti tjetër “Mercedes” ishte me targa të Anglisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sipas prokurorisë, lëndime të rënda trupore ka një fëmijë E.M., i cili është nisur për trajtim të mëtutjeshëm për në QKUK, përderisa personat e tjerë të përfshirë në këtë aksident nuk kanë lëndime të rënda trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë.