Luftëtari nga Kosova në UFC, Ilir Latifi, nesër (e diel) do të ngjitet në oktogon, për të zhvilluar luftën e radhës ndaj Corey Anderson.
Dëshira për të ndjekur UFC është rritur në botë viteve të fundit, e këtij trendi nuk kanë mundur t’i shmangën edhe shqiptarët, që në këtë sport në nivele të larta përfaqësohen me Ilir Latifin.
35 vjeçari në sportin e artëve të përziera marciale prezantohet si sportist nga Suedia, por ai asnjëherë nuk i harron shqiptarët dhe prejardhjen e tij, Kosovën.
Sfida a radhës e Latifit në UFC, është ajo ndaj amerikanit, Corey Anderson, e cila luhet në orët e para të mëngjesit të ditës së diel (30 dhjetor).
Sipas kohës sonë lokale, kjo luftë zhvillohet në ora 04:00 të mëngjesit të ditës së diel (30 dhjetor).
Duelet e fundit dhe statistikat?
Anderson (11 fitore, katër humbje dhe asnjë barazim) ka befasuar të gjithë me rritjen e tij, së fundi ka fituar ndaj Glover Teixeiras, ndërsa në anën tjetër Latifi (14 fitore, pesë humbje dhe asnjë barazim) ka pesë fitore në gjashtë duelet e fundit, triumfi i tij i fundit ishte ndaj ish-kampionit, Ovince Saint-Preux.