Michael Gastauer, Peter Thiel dhe Yuri Milner nuk u bënë të pasur vetëm pse ishin me fat.
Njëra nga mënyrat më të mira për të përparuar si ndërmarrës është të shikojmë se çfarë kanë bërë të suksesshmit. Edhe pse ka një numër të madh të ndërmarrësve në botën e korporatës, disa prej tyre dallohen. Miliarderët si Michael Gastauer, Peter Thiel dhe Yuri Milner qëndrojnë si ekspertët më të bekuar të ndërmarrësisë në kohën e sotme.
Për dikë i cili dëshiron të inspirohet nga hapat e tyre, këto storie ia vlejnë të merren parasysh:
Michael Gastauer
Michael Gastauer filloi biznesin e tij të parë në vitin 1998 në moshën 20 vjeçare. Me ndihmën e një partneri, Gastauer themeloi G&S Asset Management. Katër vite pas themelimit të kompanisë, Dieter Behring mori 75 përqind të G&S me shumën 16 milion dollarë.
Më pas, ai themeloi Apax Global Payments. Gjatë një kohe të shkurtër, Apax Global Payments u rrit, duke u bërë një nga bizneset më të mëdha në sektor.
Nga aty, ai themeloi ndërmarrjen e tij më të suksesshme, WB21. Në fakt, Gastauer pretendon se WB21 është krijimi i tij më krenar, duke ia kushtuar suksesin e tij punës së madhe, fokusit dhe filantropisë.
Gastauer nuk ka lejuar që suksesi t’a dobësojë etikën e tij të punës: Ai ende udhëton në 15 shtete në muaj dhe punon shtatë ditë në javë. Përveç mentalitetit të tij të punës së madhe, Gastauer tregon se teknika si meditimi i rregullt e ndihmon atë të qëndrojë pozitiv dhe shumë efikas.
Në fund, WB21 i jep mundësinë Gauster të ndihmojë njerëzit në pjesët më të varfëra të botës. Sërish, ai ia kushton pjesën më të madhe të ambicies së tij ndjekjes së filantropisë.
Peter Thiel
Peter Thiel është një ndërmarrës i suksesshëm, kapitalist i ndërmarrjeve dhe aktivist politik. Karriera e hershme e Thiel ishte e përqendruar më së shumti rreth ligjit dhe politikës, së pari si avokat i sigurisë dhe më pas si shkruajtës i fjalimeve për ish U.S. Secretary of Education. Më pas ai vazhdoi në role më të bazuara në biznes si tregtar dhe bashkëthemelues i PayPal.
Thiel ia shiti PayPal eBay në vitin 2002 për 1.5 miliardë dollarë. Pak pasi e shiti PayPal, Thiel bëri tri lëvizje strategjike, ai u bë investitori i parë profesionist dhe bleu një pjesë të Facebook, ai filloi Clarium Capital Management dhe ndihmoi në lansimin e Palantair Technologies.
Sot, Thiel është në bordin e Facebook dhe punon privatisht me Palantair. Veçanërisht, Thiel njihet për lansimin e the Founders Fund me disa partnerë të PayPal. Founders Fund është një ndërmarrje kapitaliste e cila mbështet zhvillimin e teknologjisë.
Yuri Milner
Edhe pse emri i Yuri Milner është më pak i njohur se sa i Gastauer dhe i Thiel, mos dyshoni se ai është aq me ndikim të madh sa dyshja.
Milner filloi biznesin e tij të parë me biznesmenin Mikhail Khodorkovsky. Ai pastaj bleu së bashku biznesin e tij të parë, një prodhues të makaronave, duke e transformuar atë në një kompani të pasur.
Pastaj, ai bashkëthemeloi NetBridge, e cila u bashkua me një kompani tjetër të suksesshme Russian internet, duke arritur nivele të mëdha, dhe rrallë të para të ndërmarrësisë.
Në mes të 2000tave, Milner filloi të interesohej në Silicon Valley, kështu që ai, investoi shumë në Facebook. Edhe pse shumë e vunë në pyetje këtë strategji në atë kohë, investimet e Milner u shpaguan pasi që kompania e tij u bë shumë e popullarizuar.
Veç karrierës së tij të suksesshme të biznesit, Milner ka qëndruar i dedikuar ndaj pasionit të tij për shkencë. Në fakt, për të stimuluar risitë, Milner krijoi the Breakthrough Prize. Ky shpërblim me vlerë 3 milion dollarë u jepet çdo vit shkenctarëve të cilët bëjnë zbulime të rëndësishme.
Fuqia e ndërmarrësve më të mëdhenj në botë: ka më shumë se kjo
Është e lehtë të mendohet se këta profesionistë të rinj thjesht patën sukses, por ka më shumë te këto storie se aq. Në realitet, secili nga ta ua dedikuan vitet e tyre të rinisë biznesit: Sukseset e tyre të tanishme janë të pafunda sepse ato janë të ndërtuara nga një themel i fortë.