Sfungjeri i enëve është në kontakt me papastërtitë dhe bakteret çdo ditë kjo është puna e tij mbi të gjitha. Sigurisht që ju e zëvendësoni atë kur fillon të konsumohet, por a mjafton realisht? Shkenca thotë që kjo është e pamjaftueshme.
Sfungjeri ka strehuar bakteret të cilat janë jashtëzakonisht shumë rezistente për t’u shkatërruar.
Sipas një studimi të publikuar nga ‘Scientific Reports’, mënyra më e mirë për të mbajtur pastër kuzhinën është thjesht të zëvendësoni sfungjerin njëherë në javë.
Sfungjerët e enëve kanë shumë hapësira të vogla ku mund të ruhet uji dhe mbahen në një ambient të lagësht, që krijon vendin ideal për shumimin e mikroorganizmave.
Sfungjerët e enëve nuk shërbejnë vetëm si vendstrehim për mikroorganizmat, por edhe si përhapës në sipërfaqe të tjera të kuzhinës. Si pasojë, sfungjerët e enëve mund të bëhen shkak për përhapjen e baktereve që çojnë në helmimin nga ushqimi.
Një studim i mëparshëm, i publikuar tek ‘Journal of Food Safety’, zbuloi se në vitin 2012, mikrobiologu dr. Charles Gerba publikoi një artikull ku shpjegonte se sfungjerët e enëve dhe lavamani përmbajnë mijëra baktere më shumë se një ndenjëse tualeti
Prandaj, është koha që ta hidhni menjëherë sfungjerin e enëve dhe të blini një të ri.