Mësoni si do të jetë moti në javën e ardhshme

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i javës do të nis kryesisht me diell derisa orëve të mëngjesit do të ketë mjegull në ultësira. Pjesa e dytë e javës do të sjellë vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Ëeather nga dita e mërkurë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Itali dhe jug të rajonit.

Mbi vendin tonë do të ketë më shumë vranësira, e nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta shiu ditën e enjte dhe mbrëmjen e ditës së premte.

Në aspektin termik temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare, me një tendencë të rënies.

Kushtet stabile meteorologjike ditëve të ardhshme pritet të mbajnë të rritura koncentrimin e ndotësve të ajrit, megjithëse gjatë ditës herë-herë vlerat e cilësisë së ajrit mund të zbresin në vlera mesatare, por edhe të mira.

26.10 – Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell.

27.10 – Në mëngjes, viseve të ulëta me mjegull/mjegullinë, gjatë ditës kryesisht me diell.

28.10 – Pas mëngjesit me mjegull nëpër ultësira, ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

29.10 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës intervale me diell.

30.10 – Kryesisht vranët. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri 7C, e maksimalet nga 15C deri 18C.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu jugor 2-4m/s, e prej ditës e mërkurë nga verilindja 4-7m/s.

Shtypja atmosferike përreth vlera normale, me tendencë të rritjes.

Të ngjashme