Në fund të 2016-ës Facebook lançoi versionin Lite të Messenger. Ashtu si çdo aplikacion i këtij lloji, është dizajnuar për të kursyer konsumin e të dhënave.
Është më pak se 10 megabajt dhe funksionon me Android 2.3 dhe më shumë. Messenger Lite tashmë kaloi 50 milion shkarkime në dyqanin e aplikacioneve Android Play Store.
Krahasuar me Messenger Lite, Facebook Lite ka diku mes 500 milion dhe 1 miliard shkarkime dhe u prezantua në fillim të 2015-ës. Nëse jetoni në një prej vendeve ku Facebook lejon instalimin e Messenger Lite, atëherë do ta gjeni në Play Store.