Lionel Messi nuk mund ta fshihte kënaqësinë e tij pasi Argjentina eliminoi Kolumbinë në një gjuajtje penalltish të martën në mbrëmje për të shkuar në finalen e Kupës së Amerikës.
Në finale Argjentina do të përballet me Brazilin në Estadio Maracana të shtunën në mbrëmje, Messi e di se kjo është ndeshja e duhur për tifozët e futbollit në të gjithë botën.
“Ne jemi të dy në finale. Do të jetë finalja për të cilën të gjithë shpresonim, do të jetë shumë afër, shumë e vështirë”, tha Messi në intervistën e tij pas ndeshjes.
“Ne arritëm objektivin tonë të parë, i cili ishte të luanim çdo ndeshje. Tani do të përpiqemi të fitojmë finalen.”
Neymar kishte deklaruar tashmë para ndeshjes të Argjentinës me Kolumbinë, se ai shpresonte që Messi të arrinte në finale, shkruan Marca.
“E di që Neymar e tha këtë sepse ai është një djalë i mirë, është finalja që të gjithë e prisnim”, theksoi Messi.
Messi foli më shumë për Emi Martinez dhe theksoi se sa i kënaqur është me të.
“Disa herë ishte e vështirë. Por ne kemi Emin, i cili është një lojtar fantastik. Ne i besuam atij”, përfundoi Messi.