Barcelona po merr sinjale pozitive para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Inter.
Lionel Messi dhe Ousmane Dembele janë dy emrat që po marrin vëmendjen më të madhe para ndeshjes me Inter.
Të dy lojtarët vuajnë nga lëndimet, por së fundmi kanë dhënë sinjale pozitive për skuadrën e tyre.
Pamje të publikuara nga stërvitjet e Barcelonës tregojnë edhe Messin e Dembele tek stërviten me pjesën e grupit, transmeton lajmi.net.
Rikthimi i dyshes ofensive të katalanëve do të ishte një ndihmë e madhe edhe për trajnerin Ernesto Valverde.
Mbetet të shihet nëse Valverde do të bëjë kalkulimet edhe në shërbimet e yllit argjentinas dhe atij francez.