Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka publikuar listën me të nominuarit për golin e vitit 2018/19.
Në listën e të nominuarëve për golin më të mirë të UEFA janë edhe dyshja e Barcelonës, Lionel Messi dhe Ivan Rakitic.
Dyshja e Barcës, këto dy gola të bukura i kanë shënuar kundër dy finalistëve të Ligës së Kampionëve, Liverpool – Tottenham, përcjell lajmi.net.
Ivan Rakitic kishte shënuar një ‘volley’ të jashtëzakonshëm në fazën e grupeve kundër Spurs, duke kuptuar qysh atëherë se goli i tij mund të përfundonte në këto nominime.
Messi në anën tjetër shënoi një nga gjuajtjet e lira më spektakolare, në gjysmëfinalen kundër Liverpool.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha nominimet e UEFA.
Sarr (Stade Rennes),
Faupala (Apollon),
Pedro (Chelsea),
Millot (France),
Katerina Svitkova (Slavia Prague),
Cristiano Ronaldo (Juventus),
Nani (Sporting Lisbon), dhe
Danilo (Portugali)