Gjatë ditës së djeshme, kapiteni i klubit të Barcelonës, Lionel Messi në rrjetet sociale njoftoi që të gjithë lojtarët e Barcelonës janë pajtuar që të ulen pagat për 70 për qind.
Ai tha se vonesa e këtij vendimi erdhi pasi që të gjithë lojtarët donin të siguroheshin që punëtorët teknik të klubit ta marrin pagën 100 për qind.
Presidenti i klubit të Barcelonës, Josep Bartomeu në një prononcim për ‘Sport’ ka treguar që kjo ulje e pagave ishte ide e Lionel Messin që nga fillimi.
‘Lionel Messi e kishte që nga fillimi i krizës që lojtarëve të iu ulet paga për 70 për qind’, u shprehë ai.
Para se të merrej ky vendim, shumë media në Spanjë raportuan se kinse lojtarët e Barcelonës nuk po duan që të iu ulet paga.