Messi e humb penaltinë, por Argjentina me zor në gjysmëfinale të Copa Americas

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinalen e Copa Americas pas penaltive ndaj Ekuadorit.

Kampionët në fuqi të botës dhe të Amerikës udhëhoqën nga minuta e 36-të, pas golit të Lautaro Martinezit, e deri në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Kevin Rodriguezi realizoi për 1:1 duke e dërguar lojën në penalti, shkruan Klankosova.tv.

Mirëpo aty argjentinasit tashmë ia kanë marrë DORËN me Emiliano Martinezin në krye, dhe e fituan lojën 4:2 në penalti, ndonëse legjenda me emrin Lionel Messi e humbi penaltinë.

Të ngjashme