Lionel Messi e ka ndërmend t’i dërgojë fëmijët e vet në akademinë e futbollit të Paris Saint-Germain, pasi iu bashkua gjigantit francez këtë verë.
Messi iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në fillim të gushtit dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare, me mundësi për edhe një vit tjetër.
Messi u largua nga Barcelona, klubin e vetëm për të cilin kishte luajtur gjatë gjithë karrierës, pasi katalonasit nuk ishin në gjendje t’i ofronin kontratë të re atij si pasojë e rregullave financiare të La Ligës.
Kalimi në kryeqytetin spanjoll nënkupton se kjo është hera e parë që Messi e i largoi fëmijët e vet për herë të parë nga vendlindja e tyre.
Prandaj, ai ka vendosur që t’i dërgojë djemtë e vet në akademinë e PSG-në për t’u zhvilluar.
Sipas të përditshmes L’Equipe, Messi i ka regjistruar Thiagon dhe Mateon në ekipin e të rinjve të PSG-së.
Thiago Messi do të luajë për ekipin e 10-vjeçareve, ndërsa Mateo do të luajë në ekipin e 7-vjeçareve.