Lionel Messi dhe Neymar nuk pritet që të largohen nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës.
Pas edhe një tjetër dështimi në Ligën e Kampionëve, u raportua se Messi e Neymar do të largohen nga “Parc des Princes”.
Megjithatë, sipas “L’Equipe”, largimi i tyre nuk pritet që të ndodhë. Mediumi francez ka raportuar se ish-futbollistët e Barcelonës nuk pritet të largohen para përfundimit të kontratave, transmeton Gazeta Express.
Gjithashtu, në raport thuhet se asnjë klub nuk është në gjendje të paguajë pagat e tyre.
Messi ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Kurse, kontrata e Neymarit me parisienët skadon më 30 qershor të vitit 2025.