Për herë të parë, pas një dekade e gjysmë, Barcelona do të rikthehet të luajë në Europa League.
Të besuarit e Xavi Hernandez u mundën 3-0 nga Bayern Munich në sfidën e fundit, derisa në anën tjetër rivali direkt për vendin e dytë, Benfica, fitoi finalen e saj dhe kështu, e eliminoi Barçën nga Championsi.
Hera e fundit kur Barcelona kishte luajtur në Europa League ishte viti 2003/04, një vit para se Lionel Messi të futet në ekipin e parë dhe që nga ajo kohë, Barça ka qenë e frikshme në Champions League.
Por, menjëherë pas largimit të Leo Messit, gjatë verës, Barcelona u rikthye të luajë në Euroap League, një detaji tjetër interesat se çfarë kishte bërë Messi për këtë klub, duke ndryshuar historinë.