Lionel Messi do të jetë lojtar i lirë në verën e këtij vit, pasi kontrata te Barcelona i skadon në qershor.
Ylli argjentinas bëri mjaftë bujë në verën e vitit të kaluar, pasi dorëzoi letrën për largim nga Blaugranasit.
Disi, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë arriti të bindej nga familja e tij që të vazhdonte qëndrimin në Camp Nou së paku edhe në këtë sezon.
Manchester City, Inter dhe Paris Saint-Germain, janë skuadrat që e duan transferimin e 33-vjeçarit me të përfunduar ky edicion.
Citizens dhe parisienët janë duke e udhëhequr garën, derisa Nerazzurët mund të zmbrapsen nga paga e lartë që kërkon lojtari.
Por, Messi është i lirë që nga tani të bisedojë me çdo skuadër për një transferim të mundshëm, gjersa Barcelona po tenton të bind atë që të qëndrojë.
Pep Guardiola po e kërkon ribashkimin me të te Citizens, derisa Neymar e ka ftuar atë të luajnë së bashku në Parkun e Princave.