Lionel Messi nuk ka harruar t’i dërgojë mbështetje Iker Casillasit pas sulmit në zemër.
Portieri legjendar spanjoll të mërkurën ka pësuar sulm në zemër gjatë stërvitjeve me skuadrën e Portos.
Bota e futbollit janë bërë bashkë për t’i ofruar mbështetje dhe uruar shërim sa më të shpejtë Casillasit.
Në mesin e tyre është edhe Lionel Messi, i cili pas ndeshjes që Barcelona e fitoi 3:0 ndaj Liverpool, i ka dërguar përqafime Casillasit.
“I lumtur me rezultatin sonte. Por ne ende duhet të shkojmë në Anfield, një fushë shumë e vështirë, ku Liverpooli, i cili është një ekip i madh, do të shtyjë shumë”, ka shkruar Messi në Instagram, përcjell ‘lajmi.net’
“Momenti më i rëndësishëm i sezonit po vjen dhe ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Së fundmi, dëshiroj që ta shfrytëzojë rastin ti dhurojë përqafime Iker Casillas dhe i dëshirojë shërim sa më të shpejtë.”