Lionel Messi është ende në pritje të një oferte nga Barcelona për rinovimin e kontratës, përcjellë të enjten “Mundo Deportivo”. Përkundër faktit që presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta ka deklaruar se dëshiron ta mbajë Messin në “Camp Nou” edhe pas përfundimit të këtij sezoni, klubi ende nuk i ka bërë ofertë zyrtare sulmuesit argjentinas.
Megjithatë, mësohet se Messi është i interesuar për ta parë ofertën e klubit. Mirëpo, krahas ofertës financiare, atij po i intereson edhe projekti që do t’ia paraqesin. Messi është i interesuar të mbetet pjesë e Barcelonës vetëm nëse klubi ka një projekt fitues, në të kundërtën do të largohet. Bisedimet mes palëve pritet të nisin muajin tjetër pasi Messi më herët ka deklaruar se deri pas përfundimit të sezonit aktual nuk do të vendos për të ardhmen e tij. 33-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në verë kurse këtë sezon ka realizuar 29 gola dhe ka bërë 13 asistime në 37 ndeshje.