Lionel Messi ka folur për Ligën e Kampionëve, garë për të cilën tha se është e vështirë për ta fituar.
Argjentinasi gjithashtu tha se synimi i Paris Saint-Germainit është të shkojë sa më larg, transmeton Gazeta Express.
“Është një vit i pazakontë sepse do të ketë një Kupë Bote në mes të sezonit, por synimi kryesor i PSG-së është të kualifikohet më tej në Ligën e Kampionëve”, tha ai për “TUDN”.
“Liga e Kampionëve është e vështirë të fitohet sepse skuadra më e mirë nuk fiton gjithmonë atje dhe detajet e vogla vendosin gjithçka. Çdo gabim ju hedh jashtë turneut. Por, ne përgatitemi për këto momente të vështira në mënyrë që të jemi në maksimumin tonë”, shtoi 35-vjeçari.
Pavarësisht investimeve të bëra në vitet e fundit, PSG-ja nuk po ia del të kurorëzohet me titull kampioni në Evropë.
Në sezonin e kaluar, parisienët u eliminuan nga Real Madridi – teksa skuadra spanjolle në fund doli kampione.